Reagon LDK në Podujevë: Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Hyseni përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kreun e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë në gjendje për të bërë një propozim për një shtatore […]

shtator 7, 2024 - 20:00
 0  6
Reagon LDK në Podujevë: Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi
reagon-ldk-ne-podujeve:-ibrahim-rugoves-nuk-i-ben-nder-nje-tradhtar-e-mashtrues-si-shpejtim-bulliqi

reagon-ldk-ne-podujeve:-ibrahim-rugoves-nuk-i-ben-nder-nje-tradhtar-e-mashtrues-si-shpejtim-bulliqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë.

Hyseni përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kreun e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë në gjendje për të bërë një propozim për një shtatore të tillë, por e bëri sot për të përfituar edhe një herë në emër të Rugovës dhe të LDK-së.

Ai gjithashtu ka treguar se kanë marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores, në shenjë nderimi e respektimi për Rugovën.

Prania jonë në këtë ceremoni është po ashtu dëshmi e besnikërisë ndaj vet Presidentit Rugova dhe LDK-së. As të tjerët, e as Bulliqi që deri dje ishte në struktura të larta të LDK-së në Podujevë, nuk qenë në gjendje as ta propozojnë e as ta bëjnë një shtatore të tillë, por e bëri e sot për të përfituar edhe një herë në emër të Presidentit Rugova dhe të LDK-së.”

“Vendosja e saj po bëhet në prag të një fushate zgjedhore, nga një mashtrues tipik, i cili herë thirret në Ibrahim Rugovën e në të djathtën, herën në Albin Kurtin e në të majtën, me qëllim të mbijetesës së tij politike e realizimit të interesave puro personale. E djathta dhe e majta janë thellësisht e thelbësisht të ndryshme, ashtu siç janë thelbësisht të ndryshëm Ibrahim Rugova e Albin Kurti.” – ka shkruar Hyseni.

Ai tutje ka thënë se presidentit Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi.

“Prandaj, secili që është me të djathtën, me Rugovizmin nuk përfundon në prehrin e Albin Kurtit, siç ka përfunduar një mashtrues i llojit të Shpejtim Bulliqit, i cili s’ka lënë rast pa përfituar nga LDK-ja sa ishte në pushtet, e për të ruajtur e zhvilluar edhe më ambiciet e tij politike e biznesore tradhtoi LDK-në duke përfituar nga LVV.”

“Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi. Sepse, ky nuk është nder. Ky është kalkulim për përfitim në emrin e Ibrahim Rugovës duke i shërbyer Albin Kurtit, por jam i bindur plotësisht se qytetarët llapjan e kanë kuptuar fytyrën e vërtetë të tij.” – ka përfunduar Hyseni.