Regjistrimi i nxënësve në konviktet e Maqedonisë së Veriut, Ministria publikoi afatet, dokumentet dhe kushtet

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar afatet se kur do të hapen aplikimet për regjistrimin e nxënësve në konviktet e nxënësve për vitin shkollor 2025/2026. Aplikimi bëhet në formë elektronike në ëëë.e-uslugi.mon.gov.mk ose në konvikt, transmeton Portalb.mk. Konkursi është hapur për 2 427 vende të lira pune për 17 konvikte të ndryshme shtetërore. Regjistrimi […]

Mars 29, 2025 - 04:00
 0  6
Regjistrimi i nxënësve në konviktet e Maqedonisë së Veriut, Ministria publikoi afatet, dokumentet dhe kushtet
Dhomë për studentët në Konviktin Studentor të Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar afatet se kur do të hapen aplikimet për regjistrimin e nxënësve në konviktet e nxënësve për vitin shkollor 2025/2026. Aplikimi bëhet në formë elektronike në ëëë.e-uslugi.mon.gov.mk ose në konvikt, transmeton Portalb.mk.

Konkursi është hapur për 2 427 vende të lira pune për 17 konvikte të ndryshme shtetërore. Regjistrimi fillon më 25 qershor, ndërsa do ë zgjatë deri më 10 korrik.

“Nxënësit duhet të jenë të regjistruar në planin dhe programin mësimor të cilët nuk janë të përfaqësuara në komunën/rajonin, gjegjësisht Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm”, theksohet në Konkurs.

Nxënësit e interesuar për akomodim në konvikt, duhet të jenë nxënës të rregullt, nënshtetas të RMV-së, të jetë 25 kilometra larg vendbanimit, gjegjësisht 10 kilometra nëse nuk ka transport publik të organizuar.

“Nxënësit të cilët do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, vetë do të mbulojnë shpenzimet e transportit nga-në vendbanimin e tyre të përhershëm”, paralajmëroi Ministria, duke theksuar se akomodimi i nxënësve të pranuar do të fillojë prej 29 gushtit.