Taravari: BDI, partia me numër rekord të politikanëve në “Listën e Zezë” amerikane
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një deklaratë për gazetën LAJM, ka thënë se BDI-ja është partia shqiptare me numrin më të madh të politikanëve në “Listën e Zezë” amerikane. “Tashmë është partia me numër rekord të njerëzve që ka në “Listën e Zezë”. Nëse s’gaboj në kuadët të BDI-së janë katër persona që janë […]
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një deklaratë për gazetën LAJM, ka thënë se BDI-ja është partia shqiptare me numrin më të madh të politikanëve në “Listën e Zezë” amerikane.
“Tashmë është partia me numër rekord të njerëzve që ka në “Listën e Zezë”. Nëse s’gaboj në kuadët të BDI-së janë katër persona që janë në “Listën e Zezë” amerikane. Kjo është porosi më shumë për Ali Ahmetin. Në vitin 2002, nëse nuk gaboj, kur e shpallën z.Menduh Thaçi në “listën e zezë”, unë isha atëherë PDSH, ne thoshim se nuk është asgjë se Menduh Thaçin e kanë vendosur, pasi kryetar ishte Arbën Xhaferi. Sot mendoj se porosia është e ngjashme. Fatkeqësisht arsyeja pse e vendosin në “listën e zezë” është skandaloze. Është munduar që të ndihmojë procesin gjyqësor që ta shpëtojë Sasho Mijallkovin, një njeri që ka punuar kundër shqiptarëve si askush tjetër”, tha Taravari.