Revizioni në RMV vitin e ardhshëm do të realizojë 78 kontrolle, 33 prej tyre vijnë si kërkesë e palëve të prekura
Enti Shtetëror për Revizion ka përpiluar Programin e punës për vitin 2025, program i cili dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për miratim, transmeton Portalb.mk. “Sipas kritereve të përcaktuara në Udhëzuesin për planifikimin strategjik dhe vjetor të revizionit, ESHR në vitin 2025 planifikon të realizojë së paku 78 revizione, 61 prej të cilave janë […]
Enti Shtetëror për Revizion ka përpiluar Programin e punës për vitin 2025, program i cili dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për miratim, transmeton Portalb.mk.
“Sipas kritereve të përcaktuara në Udhëzuesin për planifikimin strategjik dhe vjetor të revizionit, ESHR në vitin 2025 planifikon të realizojë së paku 78 revizione, 61 prej të cilave janë për rregullshmëri, ndërsa 13 revizione të performancës dhe së paku 4 për pajtueshmëri”, sqaroi Enti.
Në bazë të nenit 23 nga Ligji për revizion shtetërore, 4 revizione janë të detyrueshme të bëhen një herë në vit, 33 revizione vijnë nga kërkesat nga palët e prekura, ndërsa 41 revizione janë propozime nga sektori për revizion në ESHR.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 1 dhjetor kanë pasur mundësi të propozojnë çështje problematike për hulumtim nga Enti Shtetëror i Revizionit gjatë vitit 2025.
Propozime mund të japin edhe institucionet, ndërsa propozimet janë dërguar edhe në formë elektronike.