Rezidenca e Rugovës afër përfundimit të restaurimit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë që Rezidenca e presidentit të ndjerë kosovar, Ibrahim Rugova, është drejt përfundimit të restaurimit. “Me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruajë kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook. “Sot ishim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë që Rezidenca e presidentit të ndjerë kosovar, Ibrahim Rugova, është drejt përfundimit të restaurimit.
“Me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruajë kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Sot ishim për të parë nga afër rezultatin e punës deri tash. Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj”.
“Kujdesin tonë ndaj trashëgimisë kulturore tanimë e kemi të dëshmuar. Në këtë kuadër, po sigurohemi që si institucione të shtetit të mirëmbajmë respektin për figurat qendrore të historisë moderne të Kosovës”.