Dalin pamjet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4
Alaudin Hamiti, moderatori i Big Brother VIP Kosova, ka shpërndarë një detaj të ri dhe emocionues rreth shtëpisë së famshme, duke rritur pritshmëritë e publikut vetëm pak ditë para nisjes së spektaklit. Përmes një postimi në Instagram Story, Alaudini ka zbuluar se shtëpia e BBVK 4 do të jetë më e madhe dhe me një […]


Alaudin Hamiti, moderatori i Big Brother VIP Kosova, ka shpërndarë një detaj të ri dhe emocionues rreth shtëpisë së famshme, duke rritur pritshmëritë e publikut vetëm pak ditë para nisjes së spektaklit.
Përmes një postimi në Instagram Story, Alaudini ka zbuluar se shtëpia e BBVK 4 do të jetë më e madhe dhe me një konfigurim të ri.
“A ka një kat të dytë shtëpia?”, shkroi Olsa Muhameti në një postim duke ndarë shkallët e shtëpisë.
“Po moj si s’ka,” u përgjigj Alaudini, duke zbuluar se po shtëpia këtë vit do të ketë edhe katin e dytë, diçka që nuk ka ndodhur në asnjë edicion të mëparshëm.