Aktori Basri Lushtaku i reagon Adriana Matoshit: Turp, fjalë që s’do doja t’i dëgjoja nga askush
Ditën e sotme, deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka bërë një deklaratë skandaloze në profilin e saj në Facebook, ku mes tjerash ka shkruar ‘’O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!’’. Adriana Matoshi: O flaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk


Ditën e sotme, deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka bërë një deklaratë skandaloze në profilin e saj në Facebook, ku mes tjerash ka shkruar ‘’O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!’’.
Lidhur me këtë ka reaguar aktori Basri Lushtaku, duke thënë se deklaratat e Matoshit janë ‘’fjalë turpi’’, dhe se të njëjtat ai nuk do të donte t’i shihet e as t’i dëgjonte nga askush ‘’që flet shqip’’.
‘’Une jam Basri LUSHTAKU,jam nga fshati PREKAZ I POSHTEM,nga lagjeja e LUSHTAKEVE,jam krenar qe jam nga ky vend qe dha gjithcka per çlirimin e vendit tone,fjalet qe lexova sot nga nje kolege e imja jane fjale turpi,fjale qe nuk do te doja ti shihja e ti degjoja nga askush qe flet shqip…TURP,TURP,TURP…!
Ju lutem te gjitheve te permbaheni nga komentet fyese’’, ka shkruar Lushtaku.
