“Rilinjda” e Bullgarisë i drejtohet BE-së: Kërkon dënimin e deklaratave të Aleksandar Nikollovskit

“Rilindja” ka dorëzuar në Parlamentin bullgar propozim-deklaratë me të cilën kërkon nga Bashkimi Evropian (BE) që të dënojë fyerjet e drejtuara nga zëvendëskryeministri maqedonas Aleksandar Nikolloski, përcjell FLAKA. Ai thotë The post “Rilinjda” e Bullgarisë i drejtohet BE-së: Kërkon dënimin e deklaratave të Aleksandar Nikollovskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 24, 2024 - 23:00
 0  9
“Rilinjda” e Bullgarisë i drejtohet BE-së: Kërkon dënimin e deklaratave të Aleksandar Nikollovskit

“Rilindja” ka dorëzuar në Parlamentin bullgar propozim-deklaratë me të cilën kërkon nga Bashkimi Evropian (BE) që të dënojë fyerjet e drejtuara nga zëvendëskryeministri maqedonas Aleksandar Nikolloski, përcjell FLAKA.

Ai thotë se bëhet fjalë për “shkatërrim sistematik dhe metodik të dialogut ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Republikës së Bullgarisë”, transmeton agjencia BTA në informacionin e publikuar në faqen e Kuvendit. Deklaratat e Nikollovskit u vlerësuan si ofenduese dhe provokuese.

Në draftin e dokumentit BE-ja dhe KE-ja thirren të jenë të kujdesshëm dhe të refuzojnë kualifikimet e zakonshme të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, “me të cilat ai i quan bullgarët “të padenjë”, “të mjerë” dhe “të paqytetëruar”, dhe politikanët bullgarë – “margjinalë” dhe “të korruptuar”.

Kjo retorikë u shfaq pasi këtë muaj presidenti bullgar Rumen Radev e priti kolegen maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova pa flamur maqedonas, gjegjësisht vetëm me dy flamuj bullgarë. Radev tha se kjo vizitë nuk ishte zyrtare dhe për këtë arsye nuk kishte flamur maqedonas. Ndryshe, ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov kërkoi dorëheqjen e Nikolloskit.

Nikolloski tha se duke kërkuar dorëheqjen e tij duan të kontrollojnë Maqedoninë. FLAKA

The post “Rilinjda” e Bullgarisë i drejtohet BE-së: Kërkon dënimin e deklaratave të Aleksandar Nikollovskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .