Rina Ajdari në samitin “Global Woman Club” në Tiranë, flet për kontributin e diasporës
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari ka marrë pjesë në Samitin e organizuar nga Global Woman Club më 25-26 Prill në Tiranë. Deputetja Ajdari si një nga folëset The post Rina Ajdari në samitin “Global Woman Club” në Tiranë, flet për kontributin e diasporës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari ka marrë pjesë në Samitin e organizuar nga Global Woman Club më 25-26 Prill në Tiranë.
Deputetja Ajdari si një nga folëset në panelin mbi ” Kontributin e Shqiptarëve në Diasporë” ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare në mbarë botën gjatë të gjitha proceseve politike dhe sociale nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptarë.
Ajdari në fjalën e saj me rëndësi të veçantë ka theksuar nevojën që sa më parë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian me qëllim që të krijojmë kushte që qytetarët tanë të kthehen e të kontribojnë në vendlindje sepse guri i rëndë peshon në vend të vet.
“Mirënjohëse ndaj Global Woman Club për ftesën për të qënë pjesë e këtij Samiti 25-26 Prill i cili mbahet në Tiranë, si një nga folëset në panelin mbi “Kontributin e Shqiptarëve në Diasporë” bashkë me znj.Klajda Gjosha, ish ministre e integrimit të Shqipërisë dhe znj.Shukrie Ramadani, zv.ambasadore e Kosovës në Zvicër. Në fjalën time theksova rëndësinë e diasporës për ne gjatë të gjitha proceseve politike dhe sociale nëpër të cilat kemi kaluar. Nevojën që sa më parë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian me qëllim që të krijojmë kushte që qytetarët tanë të kthehen e të kontribojnë në vendlindje sepse guri i rëndë peshon në vend të vet”, tha Ajdari. Flaka Media
The post Rina Ajdari në samitin “Global Woman Club” në Tiranë, flet për kontributin e diasporës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .