“Rritja e çmimeve”, Mickoski: Masa e ngrirjes së marzhës mund të rikthehet dhe të vlejnë deri në fund të vitit
Kryeministri Mickoski paralajmëroi se nëse deri në fund të muajit analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inspektoratit të Tregut, tregojnë rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë në treg, masa e ngrirjes së marzhës mund të rikthehet dhe të vlejnë deri në fund të vitit. “Bisedova me ministrin para dy ditësh kur edhe kishim mbledhje, […] The post “Rritja e çmimeve”, Mickoski: Masa e ngrirjes së marzhës mund të rikthehet dhe të vlejnë deri në fund të vitit appeared first on InfoShqip.com.

Kryeministri Mickoski paralajmëroi se nëse deri në fund të muajit analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inspektoratit të Tregut, tregojnë rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë në treg, masa e ngrirjes së marzhës mund të rikthehet dhe të vlejnë deri në fund të vitit.
“Bisedova me ministrin para dy ditësh kur edhe kishim mbledhje, më tregoi numra dhe nuk kamë informatë se ajo po ndodhë, por nëse ndodhë ajo deri në fund të muajit, menjëherë do të ndërmerren masa të cilat do të zgjasin deri në fund të vitit. E treguam qartë se truqe të tilla nuk do të tolerojmë. Dëgjojmë truqe që nëpërmjet personave juridik paratë do të merren nën maskën e shërbimeve të marketingut, shërbimeve PR, dhe me këtë, praktikisht do të paguhet marzha që është paguar në të kaluarën në tregje të caktuara, dëgjojmë, arrijnë tek ne këto informata, jemi të shqetësuar nga çka dëgjojmë, dhe nuk është e mirë ajo që dëgjojmë sepse me atë mënyrë nuk mund të krijojmë marrëdhënie partneriteti”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk
The post “Rritja e çmimeve”, Mickoski: Masa e ngrirjes së marzhës mund të rikthehet dhe të vlejnë deri në fund të vitit appeared first on InfoShqip.com.