Zgjedhjet e 11 majit,Spiropali: Edhe 1 javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës europiane

Kandidatja e PS për qarkun e Tiranës, njëherash kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një thirrje për t’u bashkuar rreth ëndrrës europiane. Ajo ka theksuar se kjo duhet të bëhet edhe për ata të cilët nuk mundën ta realizojnë atë, duke humbur jetën në përpjekje e sipër.  “Edhe një javë për […]

maj 4, 2025 - 17:00
 0  7
Zgjedhjet e 11 majit,Spiropali: Edhe 1 javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës europiane

Kandidatja e PS për qarkun e Tiranës, njëherash kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një thirrje për t’u bashkuar rreth ëndrrës europiane.

Ajo ka theksuar se kjo duhet të bëhet edhe për ata të cilët nuk mundën ta realizojnë atë, duke humbur jetën në përpjekje e sipër.

 “Edhe një javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës sonë europiane, edhe për ata që kaluan kufijtë e ata që mbetën në telat me gjemba, për ata që kaluan detet e ata që deti i treti, për ata që ikën me kokën gjithmonë pas në vendin më të bukur në botë.”, shkruan Spiropali.