‘Lamborghini i Noizyt’, Rama: Kushton më pak se 6 mln dollarët e lobimit në SHBA

Kryetari i Partisë Socialiste, Rama në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, ironizoi aritmetikën e demokratëve, duke komentuar fjalët e Berishës që përmendte Lamborghinin e Noizyt që kushton sa 50 mijë pensione. Rama deklaroi se Lamborghini është i shtrenjtë, e dinë të gjithë, por siguroi që është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar […]

maj 4, 2025 - 17:00
 0  5
‘Lamborghini i Noizyt’, Rama: Kushton më pak se 6 mln dollarët e lobimit në SHBA

Kryetari i Partisë Socialiste, Rama në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, ironizoi aritmetikën e demokratëve, duke komentuar fjalët e Berishës që përmendte Lamborghinin e Noizyt që kushton sa 50 mijë pensione.

Rama deklaroi se Lamborghini është i shtrenjtë, e dinë të gjithë, por siguroi që është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar për lobimin e PD-së në SHBA.

‘Ore ia hoqën atë non gratën? Me datë 12 do t’ia heqin. Sikur do t’ia hiqnin se 6 mln dollarw, janë shumë. Bufi dje ishte kapur me Lamborghinin e Noizy. Ai ka lekët e veta tha, por janë 50 mijë pensione, në fillim tha janë 10 mijë. Tani ça nuk thotë. Çfarë i ka bërë këtij Gramshit tha, nga 50 mijë e kanë bërë 60 mijë. Tani ça ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Sa kushton Lamborghini? Kushton shumë më pak se 6 mln dollarë. Nëse shkojmë me logjikën e 50 mijë pensioneve, se bufi për të larë damkën, siç ia vënë deleve, që ia kanë vurë bam për të larë atë numrin në kokë, sa pensione paska paguar. Nëse Noizy për Lambon e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln. Çfarë aritmetike është kjo?’, deklaroi Rama.