Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndan video të fëmijërisë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar popullin kosovar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur urimet e saj për ndjekësit kosovarë. “Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar Rita Ora në një prej postimeve të saj. Përveç mesazhit, […]


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar popullin kosovar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur urimet e saj për ndjekësit kosovarë.
“Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar Rita Ora në një prej postimeve të saj.
Përveç mesazhit, ylli i muzikës ka ndarë edhe një video të shkurtër, ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë, duke sjellë kështu një moment nostalgjik nga vitet e saj të fëmijërisë.