RMV, 14 anëtarë të një grupi kriminal nën hetim

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se, nga dje, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në zonën e Qytetit të Shkupit është zbatuar një aksion i koordinuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Departamenti për Operacione Speciale të Policisë ka kryer kontrolle në […]

Jan 19, 2025 - 20:00
 0  3
RMV, 14 anëtarë të një grupi kriminal nën hetim
Prokuroria Themelore Publike, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se, nga dje, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në zonën e Qytetit të Shkupit është zbatuar një aksion i koordinuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Departamenti për Operacione Speciale të Policisë ka kryer kontrolle në 20 lokacione në Shkup dhe një lokacion në Gjevgjeli dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sende të shumta që lidhen me shitjen e paligjshme të drogës dhe lëndëve narkotike, transmeton Portalb.mk.

“10 persona, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë anëtarë të një grupi kriminal që prej një kohe të gjatë kryen krime në fushën e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve, janë privuar nga liria. Të dyshuarit-anëtarë të grupit kriminal shpërndanin dhe organizonin shitjen në rrugë të lëndëve narkotike direkt te përdoruesit”, njoftoi PTHP.

Prokurori kompetent, siç thuhet në kumtesë, duke vepruar sipas kallëzimit penal të MPB-së, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 14 personave të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“Duke vlerësuar rrethanat, marrëdhëniet e të dyshuarve, si dhe krimet për të cilat ata ngarkohen, prokurori publik, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 10 persona, një. nga të dyshuarit tashmë është në paraburgim, ndërsa tre të tjerët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Prokuroria po ashtu ka thënë se, aktivitetet ë lidhje me këtë aksion po vazhdojnë ende dhe në ditët në vijim do të japin më shumë detaje rreth kësaj.