RMV, 1.95% kamatë për kompanitë që do të aplikojnë për para nga kredia hungareze

Nga disa banka tashmë kemi konfirmim dhe pres pjesa më e madhe e tyre të qëndrojnë pas projektit dhe përfundimisht 250 milionë euro nga huaja hungareze të ndahen në ekonominë e Maqedonisë. Kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa theksoi një pjesë të marrëveshjes me bankat, transmeton Portalb.mk. “Është rënë dakord për një normë interesi prej […]

Nëntor 24, 2024 - 19:00
 0  5
RMV, 1.95% kamatë për kompanitë që do të aplikojnë për para nga kredia hungareze
Euro, Foto: Portalb.mk/Suad Bajrami

Nga disa banka tashmë kemi konfirmim dhe pres pjesa më e madhe e tyre të qëndrojnë pas projektit dhe përfundimisht 250 milionë euro nga huaja hungareze të ndahen në ekonominë e Maqedonisë. Kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa theksoi një pjesë të marrëveshjes me bankat, transmeton Portalb.mk.

“Është rënë dakord për një normë interesi prej 1.95 përqind, me grejs periudhë deri në tre vjet dhe afat shlyerje deri në 15 vjet, në varësi të nevojave të kompanive. Vlerësoj se kjo është një kontratë historike me kamatë më të ulët historikisht”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se për të marrë kredi kompanitë duhet të kenë më së paku 20 përqind pjesëmarrje personale, ndërsa vlera maksimale të cilën mund ta marrin është kufizuar në 10 milionë euro.

“Kjo nënkupton se do të kemi valë investimesh prej 300 milionë euro. Të gjitha kompanitë do të kenë mundësi t’i investojnë këto mjete bazë për punë, në burime të rinovueshme të energjisë, si dhe në objekte të cilat do t’i shfrytëzojnë si ndërtesa të tyre administrative, përkatësisht për nevoja personale”, tha Mickoski.

Ndryshe, çdo kompani mund të aplikojë në çdo bankë, kështu që pas miratimit të kredisë, Banka Zhvillimore do t’i transferojë paratë. Kompanitë do të duhet të kenë pjesëmarrje prej 20 pë qind me mjetet e tyre, me çka vala investuese e ekonomisë do të ishte 300 milionë euro, tha kryeministri Hrisitian Mickoski, duke shtuar se mjetet do të jenë në dispozicion nga nesër. Interesi 2% për këto kredi është i pranueshëm për ekonominë.

Ky 2% është një ulje drastike nga norma e konsideruar fillimisht 2.7% që ishte në lojë deri të premten. Interesi 2% i paguar nga kompanitë do të mbahet nga bankat, si sigurim rreziku dhe si provizion.

Bëhet fjalë për kredi prej 500 milionë eurove me normë interesi prej 3,25 përqind, me periudhë të pagesës prej 15 vjet, gjegjësisht grejs periudhë e përfshirë prej tre viteve. Ato të holla do të hyjnë si mjete në buxhet, prej nga 250 milionë euro do të orientohen drejt Bankës Zhvillimore, ndërsa ajo përmes bankave komerciale duhet t’i plasojë në sektorin privat për investime, ndërsa 250 milionë eurot e tjera janë të dedikuara për projekte infrastrukturore, gjegjësisht për financim të komunave. Ndryshe, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.