RMV, deri më 1 korrik do të jetë e mundur të aplikohet në lidhje me çmimin për përkthyesin më të mirë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 1 korrik do të mund të aplikojnë në Konkursin e hapur për përkthyesin më të mirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk. “U hap konkursi për çmimin për përkthyesin më të mirë “Dragi” 2024. Në Konkurs do të mund të marrin pjesë me librat që janë publikuar në periudhën […]
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 1 korrik do të mund të aplikojnë në Konkursin e hapur për përkthyesin më të mirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.
“U hap konkursi për çmimin për përkthyesin më të mirë “Dragi” 2024. Në Konkurs do të mund të marrin pjesë me librat që janë publikuar në periudhën prej 1 korrikut të vitit 2023 deri më 30 qershor të vitit 2024”, raportoi Ministria e Kulturës, e cila është edhe mbështetëse e këtij çmimi së bashku me Fakultetin Filologjik “Bazhe Koneski” – Shkup.
Përkthyesit mund të aplikojnë me veprat e tyre që janë përkthyer direkt nga gjuha origjinale e veprës, qoftë prozë, poezi ose dramë. Fituesi gjithashtu do të shpërblehet me 30 mijë denarë.
“Të drejtën e pjesëmarrjes në Konkurs e kanë shtëpitë botuese, shoqatat e qytetarëve dhe përkthyesit. Çdo shtëpi botuese ose shoqatë e qytetarëve ka të drejtë të nominon deri pesë libra, ndërsa përkthyesi më së shumti dy libra”, sqaroi Ministria