Komuna Qendër në Shkup dhe Kryqi i Kuq do të ofrojnë ndihmë emergjente për të moshuarit

Komuna Qendër në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shkupit, do të ofrojë mbështetje për banorët e saj të moshuar përmes shërbimit “Butoni emergjent”, i cili do t’u mundësojë qytetarëve mbi 65 vjeç, në rast nevoje urgjente, t’u ofrohet ndihmë emergjente në shtëpi, në dispozicion çdo ditë 24 orë gjatë gjithë vitit, transmeton Portalb.mk. Sipas […]

shkurt 23, 2025 - 23:00
 0  10
Komuna Qendër në Shkup dhe Kryqi i Kuq do të ofrojnë ndihmë emergjente për të moshuarit
Komuna Qendër - Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna Qendër në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shkupit, do të ofrojë mbështetje për banorët e saj të moshuar përmes shërbimit “Butoni emergjent”, i cili do t’u mundësojë qytetarëve mbi 65 vjeç, në rast nevoje urgjente, t’u ofrohet ndihmë emergjente në shtëpi, në dispozicion çdo ditë 24 orë gjatë gjithë vitit, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Komunës Qendër Goran Gerasimovski, kjo komunë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ofron edhe transport falas për në spitale që mund të shfrytëzohen nga kategori të caktuara të banorëve.

“Shërbimi u prezantua vitin e kaluar dhe vlen për personat mbi 18 vjeç. Personat që përdorin mjete ndihmëse ortopedike si dhe qytetarët të cilët janë të shtrirë në shtrat apo të palëvizshëm për shkak të sëmundjes, mund të përdorin transport falas në çdo institucion shëndetësor në Shkup”, theksoi Gerasimovski.

Ai informoi se me Kryqin e Kuq dhe shoqatën Humaniteti është duke u realizuar projekti “Qendra përkujdeset për të moshuarit”, i cili përfshin 90 amvisëri dhe për të cilin mund të aplikojnë të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë apo përkujdesje në shtëpi.