Ademi mbështet iniciativën e mbi 250 intelektualëve për çështjen e gjuhës shqipe: Shqiptarë po bashkohen për të mbrojtur të arriturat që i kemi shënuar bashkë
Arbër Ademi nga BDI tha se përshëndet iniciativën e mbi 250 intelektualëve që i dërguan letër të hapur Gjykatës Kushtetuese që mos ta shfuqizojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Ademi tha se, shqiptarë po bashkohen për të mbrojtur të arriturat e shënuara nga viti 2001. Tutje, Ademi shtoi se nuk bëhet fjalë për 2-3 dispozita […] The post Ademi mbështet iniciativën e mbi 250 intelektualëve për çështjen e gjuhës shqipe: Shqiptarë po bashkohen për të mbrojtur të arriturat që i kemi shënuar bashkë appeared first on InfoShqip.com.
Arbër Ademi nga BDI tha se përshëndet iniciativën e mbi 250 intelektualëve që i dërguan letër të hapur Gjykatës Kushtetuese që mos ta shfuqizojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Ademi tha se, shqiptarë po bashkohen për të mbrojtur të arriturat e shënuara nga viti 2001.
Tutje, Ademi shtoi se nuk bëhet fjalë për 2-3 dispozita e as për vërejtjet e opinionit të Komisionit të Venecias por bëhet fjalë për shfuqizim të shqipes si gjuhë zyrtare.
“E përshëndes dhe mbështes qëndrimin e më tepër se 250 intelektualëve dhe profesorëve universitar.
Shqiptarët po bashkohen dhe ky bashkim po bëhet vetëm për të mbrojtur të arriturat që i kemi shënuar së bashku nga viti 2001 e këtij.
Nuk bëhet fjalë për 2-3 dispozita, siç tentuan të manipulojnë opinionin. Nuk bëhet fjalë për vërejtjet e opinionit të Komisionit të Venecias. Bëhet fjalë për shfuqizim të shqipes si gjuhë zyrtare. Ashtu siç e kemi parë, një prej iniciativave më voluminoze kundër gjuhës shqipe është iniciativa e VMRO-DPMNE-së. Me atë iniciativë kërkohet shfuqizimi i tërësishëm i ligjit, dhe njëkohësisht kërkohet që të shfuqizohen me dhejtra dispozita”, ka shkruar Ademi.
The post Ademi mbështet iniciativën e mbi 250 intelektualëve për çështjen e gjuhës shqipe: Shqiptarë po bashkohen për të mbrojtur të arriturat që i kemi shënuar bashkë appeared first on InfoShqip.com.