RMV do të dërgojë ekipe shpëtimi në Bosnje për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet

Sipas kërkesës për ndihmë që Bosnja dhe Hercegovina e bëri dje përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami thirri një takim urgjent koordinues. DMSH mori vendim për dërgimin e ekipit të kërkim-shpëtimit nga rrënojat prej gjithsej 17 anëtarësh me pajisje dhe 5 automjete, si dhe një ekip […]

tetor 6, 2024 - 18:00
 0  5
RMV do të dërgojë ekipe shpëtimi në Bosnje për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet

Sipas kërkesës për ndihmë që Bosnja dhe Hercegovina e bëri dje përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami thirri një takim urgjent koordinues.

DMSH mori vendim për dërgimin e ekipit të kërkim-shpëtimit nga rrënojat prej gjithsej 17 anëtarësh me pajisje dhe 5 automjete, si dhe një ekip shpëtimi nga përmbytjet me pompa (16 anëtarë, 20 pompa me një kapacitet total prej 6000l/minutë dhe 6 automjete)

Qeveria e BeH pritet të marrë një vendim për pranimin e ndihmës.