Deputetët votuan ndryshimet ligjore, ashtu që në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore, të cilat mënjanojnë zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në komunat Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, përcjell TV21. Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili është ligj sistematik dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash, respektivisht mbështetjen e […]

shtator 24, 2024 - 22:00
 0  5
Deputetët votuan ndryshimet ligjore, ashtu që në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore, të cilat mënjanojnë zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në komunat Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, përcjell TV21. Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili është ligj sistematik dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash, respektivisht mbështetjen e së paku 80 nga 120 deputetët, raporton TV21.

Përveç deputetëve të shumicës qeverisëse (VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN), përkrahjen për këto ndryshime deklaruan edhe deputetët e BDI-së opozitare.

Zgjidhja e mëparshme ligjore parashikonte që një komunë mund të ketë u.d. kryetar komune për maksimum gjashtë muaj, por ndryshimet do të lejojnë që tashmë ushtruesit e detyrës, kryetar i komunës në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, t’i udhëheqin komunat deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndryshe, të tre komunat mbetën pa kryetar pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Kryetari i mëparshëm i Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI, u bë deputet, ndërsa ish-kryetari i Gostivarit, Arben Taravari u bë Ministër i Shëndetësisë pas formimit të qeverisë, kurse ish kreu i Aerodromit, u bë ministër i Punëve të Jashtme.

Ndryshe, disa komuna në Maqedoninë e Veriut, si Gostivari, Saraji dhe Aerodromi, tani udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës së kryetarit të komunës, pasi kryetarët që ishin zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale, tani janë ministra ose deputetë.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator kishin votuar nevojën për procedimin e ndryshimeve me procedurë të shkurtuar te Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa më 12 shtator e mbaroi debatin.