RMV, fabrikat që e ndotin ajrin do të dënohen me para dhe do të jenë të detyruar të vendosin filtra

Për vetëm tre ditë, inspektorët e Komunës së Strumicës kanë kryer kontrolle emergjente në gjashtë fabrika dhe kanë konstatuar se të gjitha janë ndotëse. Disa do të marrin gjoba, e disa do të marrin zgjidhje për instalimin e filtrave. Qyteti gjatë dimrit është përballur me ndotje ekstreme të ajrit dhe këtë fundjavë banorët organizuan një […]

shkurt 6, 2025 - 03:00
 0  4
RMV, fabrikat që e ndotin ajrin do të dënohen me para dhe do të jenë të detyruar të vendosin filtra
Ndotja e ajrit, Foto: Portalb.mk

Për vetëm tre ditë, inspektorët e Komunës së Strumicës kanë kryer kontrolle emergjente në gjashtë fabrika dhe kanë konstatuar se të gjitha janë ndotëse. Disa do të marrin gjoba, e disa do të marrin zgjidhje për instalimin e filtrave. Qyteti gjatë dimrit është përballur me ndotje ekstreme të ajrit dhe këtë fundjavë banorët organizuan një protestë të madhe, duke kërkuar edhe një herë që autoritetet të marrin masa për uljen e ndotjes së ajrit, raporton Portalb.mk.

Siç njofton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, disa komuna, si Ohri, Manastiri, Shtipi, Tetova, Prilepi, Gazi Baba, Kisella Voda, Strumica dhe Krusheva, në përputhje me obligimet e Planit të Veprimit me masat afatshkurtra për ajër të pastër, kanë dorëzuar raporte për kontrollet që janë kryer në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji.

Në Strumicë, si një nga qytetet më të ndotura në vend, gjatë kësaj periudhe janë kryer inspektime të jashtëzakonshme në pesë instalime dhe dy kantiere, si dhe në gjashtë inspektime të jashtëzakonshme, katër prej të cilave në fabrikat e mobilieve, një në fabrikën e ambalazhimit të plastikës dhe një në fabrikën e konstruksioneve metalike.

Raportohet se dy fabrikat do të dënohen me 9 mijë euro për subjektet juridike dhe 500 euro për udhëheqësit e subjekteve juridike.