Si u kthye referendumi i Orbanit për Ukrainën në BE në një referendum të Hungarisë
Një deklaratë e presidentit hungarez Viktor Orbán pas samitit të jashtëzakonshëm të BE-së më 6 mars 2025, se ai planifikon të mbante një referendum në Hungari për zgjerimin e BE-së me Ukrainën, u kthye në dezinformim të shkaktuar nga një titull mashtrues, shkruan Vërtetmatësi. Në një postim nga një media në Facebook thuhet në titull: PAS BRITANISË […]


Një deklaratë e presidentit hungarez Viktor Orbán pas samitit të jashtëzakonshëm të BE-së më 6 mars 2025, se ai planifikon të mbante një referendum në Hungari për zgjerimin e BE-së me Ukrainën, u kthye në dezinformim të shkaktuar nga një titull mashtrues, shkruan Vërtetmatësi.
Në një postim nga një media në Facebook thuhet në titull:
PAS BRITANISË A DO TË QËNDROJË BE-ja PA HUNGARINË? Orban njoftoi një referendum për të rishqyrtuar anëtarësimin në BE, thotë titulli.
Vetë lajmi shkruan tekstin e mëposhtëm:
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka vendosur të thërrasë një referendum për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat hungareze.
Kryeministri u tha përfaqësuesve të mediave në Bruksel mbrëmë, ku u mbajt samiti i jashtëzakonshëm i BE-së për Ukrainën, se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në bllokun evropian duhet të ngrihet sërish “seriozisht” dhe se në rrethanat aktuale duhet të merret një “vendim i përgjegjshëm”. Një vendim i tillë nuk duhet të merret pa popullin, kështu që një referendum për këtë çështje do të mbahet në Hungari, shtoi Orban. Sipas tij, kjo mund të pritet në javët në vijim.
Njëzet e gjashtë vende anëtare të BE-së – me përjashtim të Hungarisë – nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Bruksel në mbështetje të Ukrainës.
Sipas Orbanit, ndihma financiare për Kievin, e kombinuar me “barrën” e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në BE, është përtej aftësive të ekonomisë evropiane. Dhe ndihma financiare për Ukrainën “do të shkaktonte dëme të mëdha në Evropë”, thuhet në raportin e plotë të lajmeve.
Mund të theksohet se që në paragrafin e parë bëhet e qartë se lajmi i referohet Ukrainës, jo Hungarisë. Por në titull, jo vetëm ky, por edhe disa media të tjera që transmetojnë të njëjtin lajm, ku thuhet:
Orban shpall referendumin për anëtarësimin e Hungarisë në BE.




Lajmi me titull të tillë mund të gjendet edhe në agjencinë MIA.mk, e cila me gjasë ka origjinën e dezinformatave në titull në të gjitha mediat tjera.
Disa media, si Netpress, e panë gabimin dhe e korrigjuan a