RMV, hetim kundër tre persona për tregti me pesë kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli solli Urdhër për zbatim të procesurës hetimore kundër tre persona, për shkak se ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç kumtoi sot Prokuroria, të dyshuarit, […]

Mars 22, 2025 - 16:00
 0  6
RMV, hetim kundër tre persona për tregti me pesë kilogramë marihuanë
Marijuanë, marihuanë, drogë, foto nga RODNAE Productions/Pexels

Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli solli Urdhër për zbatim të procesurës hetimore kundër tre persona, për shkak se ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Siç kumtoi sot Prokuroria, të dyshuarit, dy banoarë të fshatit Stojakovo dhe një nga Vallandova, kanë marrë pjesë dhe kanë ndërmjetësuar në shitjen e rreth pesë kilogramëve marihuanë të cilën e ka furnizuar i dyshuari i parë. Tre kilogramë nga droga janë dakorduar t’ia shesin një blerësi – shtetas grek për një shumë prej 9.000 eurosh. Gjatë përpjekjes që ta shesin drogën në një lokacion në Dojran, nëpunës policor i kanë zënë. Në vendin e ngjarjes janë arrestuar dy nga të dyshuarit, ndërsa i treti është nisur në arrati, por shpejtë edhe ai është arrestuar. Në mënyrë plotësuese, në afërsi të Bogdancit është gjetur pjesa tjetër e drogës të cilën e kanë pasur për shitje.

M arsyetimin se të dyshuarit do të mund të arratisen, ta pengojnë hetimin me ndikim ndaj dëshmitarëve ose bashkëpjesëmarrësve, t’i fshehin ose t’i shkatërrojnë gjurmët nga vepra penale, por edhe se do ta përsërisin veprën për të cilën ndiqen, prokurori publik deri te Gjykata ka dorëzuar propozim për caktim të masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.