RMV, kritika për Ligjin e planifikimit hapësinor
Iniciativa O2, reagon ndaj propozimit të Ministrisë së Transportit për ndryshimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik, i cili është vendosur në seancë kuvendore për të hënën, me procedurë të shkurtuar. Sipas njoftimit të Ministrisë me të cilën udhëheqë Aleksandar Nikolloski, qëllimi kryesor i ligjit është që të thjeshtëzohen procedurat e miratimit të planeve urbanistike për […]
Iniciativa O2, reagon ndaj propozimit të Ministrisë së Transportit për ndryshimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik, i cili është vendosur në seancë kuvendore për të hënën, me procedurë të shkurtuar. Sipas njoftimit të Ministrisë me të cilën udhëheqë Aleksandar Nikolloski, qëllimi kryesor i ligjit është që të thjeshtëzohen procedurat e miratimit të planeve urbanistike për ndërtimin e objekteve me interes publik siç janë çerdhet, shkollat, spitalet, objektet tjera për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, por edhe garazhet në kate, transmeton Alsat-M.
“Vlerësojmë se është e pa tolerueshme për shkak të mungesës së kornizës ligjore, komunat dhe shteti të mos jenë në mundësi t’i realizojnë programet zhvillimore dhe realizimi i projekteve kapitale të zgjatë me vite, madje edhe me dekada. Në këtë kontekst duam të theksojmë se rreth 600 plane urbanistike janë bllokuar në procedura me çka është vendosur në pikëpyetje miratimi i tyre dhe realizimi i investimeve kapitale”, thonë nga Ministria e Transporti.
Nga Ministria sqarojnë se me ndryshimet e ligjit, do të jetë e pamundur që të miratohet plan urbanistik pa pajtueshmërinë e Ministrisë së Transportit. Gjithashtu, Ministria mund ta kthejë në përpunim çdo plan, derisa të nevojitet, në çdo fazë të procedurës.
Por, këto paralajmërime të Ministrisë iniciativa O2 i quan vetëm arsyetime. Sipas tyre, me ndryshimin e ligjit po i hapet dera kaosit urbanistik.
“Ajo çfarë dëshirohet është që të ndërtohet pa plan urbanistik, vetëm me projekt, kur t’i kujtohet dikujt, pa i pyetur qytetarët të cilët jetojnë atje nëse pajtohen me lokacionin, lartësinë e ndërtimit ose jo, pa anketë publike dhe pa pasur të drejtë Këshilli të vendosë me votim. Kjo është derë e hapur për anarki dhe kaos, nuk guxon kjo të lejohet. Hajde atëherë të thjeshtëzojmë gjithçka, t’i shfuqizojmë planet urbanistike dhe çdokush le të ndërtojë ku të dëshirojë, si të dëshirojë, sa të dëshirojë. Nuk mundet që nën petkun e ‘interesit publik’ të bëhet kaos urbanistik-ndërtimor”, thonë nga Iniciativa O2.
Ndryshimi i Ligjit për Planifikim Urbanistik vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski për investime në komunat e vendit në vlerë prej 100 milionë eurosh. Mickoski, gjatë muajit qershor u bëri thirrje komunave që të bëhen gati për të aplikuar në thirrjen për projektet kapitale, që mund të hapet në shtator. Për vitin e ardhshëm, qeveria e re ka paralajmëruar se do të investojë në komuna 250 milionë euro.