Qeveria e RMV-së nesër do ta shkarkojë Afrona Vërzivollin nga pozita e revizorit kryesor të parave evropiane nga fondet IPA, për shkak të mospasjes së licencës për revizor

Qeveria nesër (11 gusht) paralajmëroi se do ta shkarkojë Afrona Vërzivollin nga pozita revizore kryesore e fondeve IPA, për shkak se ajo nuk ka as licencë për revizor, ndërsa Qeveria më 6 gusht e emëroi në këtë pozitë për të cilën duhet të përmbushen kushte shumë të rrepta, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk. Për emërimin e […]

gusht 10, 2024 - 21:00
 0  5
Qeveria e RMV-së nesër do ta shkarkojë Afrona Vërzivollin nga pozita e revizorit kryesor të parave evropiane nga fondet IPA, për shkak të mospasjes së licencës për revizor
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qeveria nesër (11 gusht) paralajmëroi se do ta shkarkojë Afrona Vërzivollin nga pozita revizore kryesore e fondeve IPA, për shkak se ajo nuk ka as licencë për revizor, ndërsa Qeveria më 6 gusht e emëroi në këtë pozitë për të cilën duhet të përmbushen kushte shumë të rrepta, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Për emërimin e saj reagoi edhe Delegacioni i BE-së në Shkup, i cili paralajmëroi se do ta hetojë këtë emërim, për shkak se i dedikohet kontrollit të përdorimit të projekteve dhe aktiviteteve të financuara nga BE-ja në Maqedoni.

“E informojmë opinionin se e emëruara Afrona Vërzivolli gjatë ditës së nesërme do të shkarkohet nga pozita revizore e fondeve IPA. Njëherit, theksojmë se nevojitet edhe vëmendja të orientohet drejt keqpërdorimeve të hapura të të hollave nga BE-ja dhe fondet e lëna në dispozicion të cilët ishin prezent në periudhën e kaluar, ndërsa për të cilin ekziston edhe gjurmë e shkruar dhe notifikim nga Zyra evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) të cilët për shkak të punës së tillë kërkojnë nga shteti pagesë të disa milionë eurove”, brifuan burime nga Qeveria.

Kanë reaguar edhe nga Koalicioni “Vlen” prej nga edhe vjen propozimi i sai për t’u emëruar Vërzivollin në këtë pozitë. Thonë se që para disa ditësh koalicioni Vlen e ka tërhequr emërimin e Afrona Vërzivollit si revizore e fondeve IPA.

“Edhe pse Vërzivolli ka një CV të shkëlqyeshme dhe përvojë të konsiderueshme profesionale, kemi vendosur që ajo të zëvendësohet përkohësisht me një kuadër tjetër nga radhët tona. Ky vendim është marrë për të siguruar që të gjitha standardet dhe kërkesat e rrepta të Bashkimit Evropian do të përmbushen plotësisht, ndërsa Afrona e përmbush obligimin e saj për marrjen e certifikatës. Për më tepër, konsiderojmë se është me rëndësi thelbësore t’i kushtohet vëmendje hulumtimit dhe zbulimit të abuzimeve të fondeve të BE-së që kanë ndodhur në të kaluarën. Këto abuzime jo vetëm që kanë lënë gjurmë në dokumentacion, por gjithashtu kanë bërë që Zyra Evropiane për Luftimin e Mashtrimeve (OLAF) të kërkojë kthimin e disa milionë eurove nga shteti”, thuhet në kumtesën e Koalicionit “Vlen”.

Në tekstin e sotëm të SDK.mk për atë se BE-ja do ta hetojë kompetencën e Vërzivollit, është theksuar se Qeveria dje nuk dëshiroi të përgjigjet seçfarë do të ndërmerr lidhur me mospasjen e licencës për revizor të revizores kryesore për fondet IPA Afron Vërzivolli, që e ka emëruar.

BE-ja paralajmëroi se kujdes do ta hetojë këtë emërim qeveritar të Vërzivollit e cila nuk është revizor.