RMV, Kushtetuesja ngriti procedurë për Ligjin për komunikime elektronike, kontestohet ruajtja e të dhënave nga operatorët
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për Komunikimet Elektronike. Dispozitat e kontestuara të ligjit, të cilat u debatuan sot nga gjyqtarët kushtetues, urdhërojnë operatorët e telekomunikacionit që të ruajnë të dhënat për komunikimet elektronike të të gjithë abonentëve për një periudhë prej 12 muajsh pa pasur […]
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për Komunikimet Elektronike. Dispozitat e kontestuara të ligjit, të cilat u debatuan sot nga gjyqtarët kushtetues, urdhërojnë operatorët e telekomunikacionit që të ruajnë të dhënat për komunikimet elektronike të të gjithë abonentëve për një periudhë prej 12 muajsh pa pasur për të njëjtën vendim gjykate, si dhe atë që operatorët janë detyruar t’i japë këto të dhëna pas një kërkese paraprake për t’ia dorëzuar organeve kompetente sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar me ligj, transmeton Portalb.mk.
Gjyqtarët kushtetues vendosën që Kuvendit t’i japin një afat prej gjashtë muajsh për t’i përshtatur këto dispozita dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë, ato do të shfuqizohen ose anulohen, raporton MIA.
Në seancën dëgjimore lidhur me nismën, gjyqtarët që diskutuan u pajtuan që dispozitat siç janë përcaktuar aktualisht janë jokushtetuese dhe theksuan se është e nevojshme të bëhet redaktimi i kësaj rregulloreje.
Gjyqtare raportuese për këtë rast ishte Tatjana Vasiq-Bosaxhieva, e cila në seancë theksoi se në lëndë bëhet fjalë për mbajtje të meta të dhënave që nuk e zbulojnë përmbajtjen e mesazheve dhe komunikimit.
“Bëhet fjalë për metadata, jo për përmbajtjen e mesazheve. Dërguesi, marrësi, vendndodhja zbulohen. Metadatat nuk janë të dhëna që flasin për përmbajtjen, është një ligj tjetër, Ligji për monitorimin e komunikimeve”, ka sqaruar Vasiq-Bosaxhieva.
Masa e ruajtjes së të dhënave, sipas saj, paraqet kufizim të së drejtës kushtetuese për paprekshmërinë e letrave dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
Edhe sipas gjyqtarit kushtetues Osman Kadriu, ky lloj rregullimi devijon diametralisht nga ajo që është e përcaktuar në Kushtetutë.
Siç është rregulluar në këtë mënyrë, mbajtja e të dhënave të bëhet vetëm me urdhër të autoritetit shtetëror, pa vendim gjykate, paraqet gjithmonë mundësinë e cenimit të të drejtave të njeriut.
“Sepse autoriteti shtetëror pa kriter mund t’i aktivizojë këto mekanizma kur e sheh të nevojshme”, tha Kadriu, duke shtuar se do të mbështesë propozimin për fillimin e procedurës.
Gjyqtarja Dobrila Kacarska theksoi se, sipas saj, është e mjegullt që disa të dhëna duhet të fshihen brenda 12 muajve dhe se ato në të cilat kanë qasje disa autoritete nuk duhet të mbahen për një periudhë kohore.
“Nuk mund të ketë ruajtje të të dhënave pa miratimin e gjykatës. Nuk mund të jetë prapavepruese, që dikush t’i mbajë ato të dhëna dhe gjykata të vendosë pas një periudhe të caktuar. Pa përfshirjen e gjykatës, askush nuk mund të ndjekë askënd,” tha Kacarska.
Gjatë seancës, gjyqtarët kushtetues diskutuan nëse meta të dhënat janë të rëndësishme për sigurinë e shtetit, si do të ndikojë heqja e mundësisë së grumbullimit të tyre dhe nëse kjo do të sjellë pengesa në veprimet e organeve të rendit.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, propozoi që sipas Ligjit (të Gjykatës Kushtetuese), legjislativit t’i jepet një afat prej gjashtë muajsh për ta modifikuar rregulloren.
“Nuk e di nëse ligjvënësi do të jetë i zellshëm, çfarë do të thotë vendimi ynë i anulimit, nëse ato meta të dhëna janë të rëndësishme për sigurinë e shtetit.“Të shfrytëzojmë mundësinë e re nga ligji, duke nisur procedurën, ta udhëzojmë Kuvendin që brenda gjashtë muajve të rregullojë rregulloren”, tha ai.
Ndryshe, nenet 176, 177 dhe 178 të Ligjit për Komunikimet Elektronike janë kundërshtuar në iniciativën për të cilën Gjykata Kushtetuese vendosi të fillojë procedurën sot.
“Neni 178 i Ligjit për Komunikimet Elektronike parasheh obligimin për operatorët e telekomunikacionit që të ruajnë të dhënat për komunikimet elektronike të të gjithë abonentëve për një periudhë prej 12 muajsh, pa vendim gjykate, dhe neni 176 paragrafi 3 i të njëjtit ligj parasheh që operatorët janë detyrohet të ruajë të dhënat për komunikimet elektronike të abonentëve me kërkesën që t’i dorëzohen organeve kompetente në kushtet dhe procedurën e përcaktuar me ligj, ndërsa kjo dispozitë e ligjit nuk parashikon ekzistimin e vendimit gjyqësor për të dhënat e ruajtura në në këtë mënyrë, prandaj nenet 176 dhe 178 të Ligjit për komunikimet elektronike nuk janë në përputhje me nenin 17 të Kushtetutës”, thuhet në nismë.
Kërkuesit konsiderojnë se dispozitat e kontestuara të ligjit nuk përmbajnë garanci të mjaftueshme kundër keqpërdorimeve të mundshme nga organi i autorizuar me mundësinë e dhënë teknike për monitorim të vazhdueshëm dhe të pavarur të komunikimeve elektronike të qytetarëve, si dhe në mbledhjen e të dhënave të nevojshme në lidhje me komunikimin.
Në mungesë të dispozitave të qarta ligjore në lidhje me monitorimin e komunikimeve, sipas tyre, ekziston rreziku i krijimit të pushtetit të pakufizuar që është në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Iniciatorë të iniciativës janë Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Asociacioni për Iniciativa Zhvillimore – Zenit Shkup, Forumi për Hulumtim të Politikave të Sigurisë – Securitas dhe Profesor Tërpe Stojanovski.