RMV, në 124 shkolla nga 1 shtatori mësimi do të zhvillohet me një ndërrim, do të ketë edhe revizion të librave
124 shkolla fillore dhe të mesme në Ohër, në Kavadar dhe në qytete të tjera në mbarë vendin plotësojnë kushtet për futjen e mësimit me një ndërrim. Ministria e Arsimit do ta shfrytëzojë mundësinë që deri në fillim të vitit shkollor të përgatiten ato shkolla dhe nga 1 shtatori, nxënësit të ndjekin mësimin me një […]
124 shkolla fillore dhe të mesme në Ohër, në Kavadar dhe në qytete të tjera në mbarë vendin plotësojnë kushtet për futjen e mësimit me një ndërrim. Ministria e Arsimit do ta shfrytëzojë mundësinë që deri në fillim të vitit shkollor të përgatiten ato shkolla dhe nga 1 shtatori, nxënësit të ndjekin mësimin me një turn, transmeton Portalb.mk.
“Ky do të jetë prioritet dhe ne do t’i përshtatim të gjitha shkollat në mënyrë zhvillimore për disa vite me atë mësim që parasheh ndryshim të mënyrës së të mësuarit, mësimdhënies, angazhimit të mësimdhënësve dhe qëndrimit më të madh të nxënësve në shkolla”, thotë Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Ndërkohë, për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve, do të mbyllen disa nga shkollat, veçanërisht në zonat rurale. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar shkollor janë mbyllur 14 shkolla në të cilat mësojnë disa fëmijë dhe të cilat janë larg shkollave qendrore më shumë se 5 km, por se edhe cilat shkolla do të mbyllen ende duhet të vendoset, deri më 1 shtator nuk do të mbyllet asnjë shkollë sepse duhet kohë për të përditësuar të dhënat.
“Do të përfitojnë shumë nxënësit, por sigurisht që do të përfitojë edhe shteti, ato shkolla mund të përdoren për kopshte, për çdo gjë që i duhet komunës. Unë i përmend kopshtet sepse kemi mungesë të kopshteve, prandaj përmenda se mund përdoret edhe për bibliotekë, për ndonjë qendër rinore nëse ka nevojë”, thotë Janevska
Ndryshe, komisioni kombëtar për tekste shkollore ka një përbërje të re, do të jetë faktor kyç për miratimin dhe ofrimin e teksteve cilësore në arsimin fillor dhe të mesëm. Janevska theksoi kthimin e historisë si lëndë e veçantë në arsim.
“Vërtet ka reagime nga prindërit dhe mësimdhënësit, thotë Janevska, këtë vit e kemi vënë në diskutim publik kurrikulën dhe programet sepse ka pakënaqësi me cilësinë e teksteve dhe përmbajtjen, por ky është një proces që nuk mund të bëhet në 2-3 muaj, gjithçka do të bëhet në vitin e ardhshëm deri në një vit e gjysmë.
Kujtojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit filluan konsultim publik për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën, me qëllim që ato të cilat tashmë janë përgatitur të avancohen, ndërsa të rejat që duhet të përgatiten, të përmbajnë sugjerimet, veçanërisht të mësimdhënësve praktikantë, mendimi i të cilëve është më i rëndësishmi në procesin e formësimit të sistemit edukativo – arsimor, thonë nga MASh.