Gjykata Penale fajësoi MPB-në për arratisjen e Blerim Ramadanit, reagoi Toshkovski
Pasi rasti i arratisjes nga arresti shtëpiak i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, u bë një nga temat kryesore në opinion ditët e fundit, për herë të parë u deklarua edhe Gjykata Themelore Penale e Shkupit, duke e vlerësuar si të tepruar pasqyrimin mediatik të procedurës së ekstradimit në këtë rast. […]
Pasi rasti i arratisjes nga arresti shtëpiak i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, u bë një nga temat kryesore në opinion ditët e fundit, për herë të parë u deklarua edhe Gjykata Themelore Penale e Shkupit, duke e vlerësuar si të tepruar pasqyrimin mediatik të procedurës së ekstradimit në këtë rast. Nga kjo Gjykatë shtuan se përgjegjësia për arratisjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut duhet kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Reagoi ministri i Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.
Në reagim gjykata rikujton se pas arrestimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, Ramadani ka qenë në arrest shtëpiak për 15 ditë (nga 17 korriku deri më 1 gusht), që sipas tyre është koha maksimale që një person ka kaluar në paraburgimi në raste të tilla ekstradimi
“Mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimit, i është besuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht stacionit policor kompetent. Prandaj përgjegjësia (sistematike apo individuale) për arratisjen duhet kërkuar nga autoriteti që kryen mbikëqyrjen”, thotë Gjykata Penale.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot pasdite ka komentuar reagimin e gjykatës.
“Gjykata ndër të tjera ka treguar se mbikëqyrja e personit në arrest shtëpiak sipas vendimit i është besuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht stacionit kompetent policor. Prandaj, sipas Gjykatës Penale, përgjegjësia sistematike ose individuale për arratisjen duhet kërkuar nga autoriteti që kryen mbikëqyrjen”, tha Toshkoski.
Toshkovski, thotë se në vendimin për arrest shtëpiak të Ramadanit, Gjykata mbikëqyrjen ia ka besuar MPB-së, Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, konkretisht Stacionit Policor të juridiksionit të përgjithshëm “Çair”, por nuk ka përcaktuar mënyra e ekzekutimit, edhe pse, siç thekson sërish, është obligim ligjor sipas nenit të specifikuar të Ligjit për Procedurën Penale.
“Në përvojën time shumëvjeçare si avokat, kam hasur në zgjidhje për caktimin e arrestit shtëpiak, ku ishte përcaktuar saktësisht se në çfarë mënyre do të kryhej përgjimi nga policia”, tha Toshkovski.
Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, më 25 korrik, kërkoi nga autoritetet e Shkupit ekstradimin e Ramadanit në Serbi. Çështja e ekstradimit të tij u ngrit edhe gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Shkup më 31 korrik. Sveçlj tha se Shkupi duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, duke akuzuar Serbinë se tenton të prishë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Më 9 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani, pasi më 1 gusht ishte zhvendosur që ai të kalon nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Ramadani, është shtetasi i tretë i Kosovës si ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut me urdhër të Serbisë. Gafur Dugoli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe në të kaluarën, por me vendim gjykate janë liruar.