Me kërkesë të qytetarëve, MMJPH do të kryejë inspektim në punën e NP Drislla

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim përfaqësues të Shoqatave “Rinia e Batincës” dhe ‘Vukat’ të cilët kanë The post Me kërkesë të qytetarëve, MMJPH do të kryejë inspektim në punën e NP Drislla appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 22, 2024 - 00:01
 0  5
Me kërkesë të qytetarëve, MMJPH do të kryejë inspektim në punën e NP Drislla

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim përfaqësues të Shoqatave “Rinia e Batincës” dhe ‘Vukat’ të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre rreth keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga ana e Ndërmarrjes Publike ‘Drislla’ që menaxhohet nga Qyteti i Shkupit, informojnë nga MMJPH.

Në emër të banorëve të fshatit Batincë dhe lagjeve që gravitojnë rreth deponisë Drislla, përfaqësuesit e dy shoqatave  informuan se si rezultat i menaxhimit joadekuar nga drejtoria e kësaj deponie  ekziston përkeqësim drastik i gjendjes shëndetsore të banorëve në fshatin Batincë dhe rethinat e saj. Sipas tyre ata kanë vetëm një kërkesë, deponi bashkëkohore me standarde ekologjike dhe evropiane

Mexhiti në takim tha se Ministria në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor do të shqyrtojnë kërkesën e tyre dhe do të inspekton veprimtarinë dhe mënyrën se si i trajton mbetjet kjo ndërmarrje, nëse i përmbush detyrat e saj dhe lëshimet eventuale ngjatë punës së tyre.

Nga MMJPH thonë se pas vezhgimit të situatës në terren, Ministria e Mjedisit Jetësor do të shqyrton mundësitë për gjetjen e fondeve dhe mjeteve të nevojshme për modernizimin e deponisë Drislla, dhe përmirësimin e standardit jetësor të banorëve që jetojnë në afërsi të saj. 

The post Me kërkesë të qytetarëve, MMJPH do të kryejë inspektim në punën e NP Drislla appeared first on Flaka, në çdo lajm... .