RMV, padi ndaj doganierit për shkak se në kufi kishte kërkuar më pak tatim për një qytetar
Doganieri i cili akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, është paditur për keqpërdorim të detyrës, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj doganierit 27 vjeçar L.Z. nga Kumanova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, sqaroi Policia. Policia vlerësoi se ka dëmtuar buxhetin […]


Doganieri i cili akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, është paditur për keqpërdorim të detyrës, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj doganierit 27 vjeçar L.Z. nga Kumanova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, sqaroi Policia.
Policia vlerësoi se ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut me 41 433 denarë për shkak se kishte kërkuar më pak TVSH për një qytetar i cili po importonte mallra me veturë në kufirin e Tabanocit.