RMV, padi ndaj të punësuari në polici për punë të pakujdesshme zyrtare në një kontroll teknik

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuarit për punë të pakujdesshme në një kontroll teknik në Saraj të Shkupit. Ai do të suspendohet nga puna, deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk. “Padi penale deri të Prokuroria Themelore Publike në Shkup ndaj F.M. për shkak dyshimeve për kryerjen e […]

tetor 25, 2024 - 21:00
 0  5
RMV, padi ndaj të punësuari në polici për punë të pakujdesshme zyrtare në një kontroll teknik
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuarit për punë të pakujdesshme në një kontroll teknik në Saraj të Shkupit. Ai do të suspendohet nga puna, deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Padi penale deri të Prokuroria Themelore Publike në Shkup ndaj F.M. për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë të pakujdesshme zyrtare”, në bazë të nenit 353-v nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Ai përmes aplikacionit për printimin e lejeve të qarkullimit, ka lëshuar leje qarkullimi për veturën “Audi A5” për personin i cili nuk është pronar i veturës. Ai ka kryer ndryshimin e pronarit pa plotësuar kushtet për regjistrim.