RMV, paraburgim dhe masa paraprake për 23 persona për nxjerrje të ndihmave sociale dhe pensioneve të invaliditetit me dokumente false

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka urdhëruar paraburgim, arrest shtëpiak dhe masa paraprake për 23 personat nën hetim të cilët rrejshëm kanë mundësuar me ryshfet nxjerrjen e ndihmës sociale të kujdesit për dikë tjetër dhe pensionit invalidor, njoftoi sot Gjykata Penale, transmeton Portalb.mk “Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, të cilët […]

Prill 25, 2025 - 19:00
 0  6
RMV, paraburgim dhe masa paraprake për 23 persona për nxjerrje të ndihmave sociale dhe pensioneve të invaliditetit me dokumente false
Gjykata Themelore Penale Shkup, foto: Suad Bajrami

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka urdhëruar paraburgim, arrest shtëpiak dhe masa paraprake për 23 personat nën hetim të cilët rrejshëm kanë mundësuar me ryshfet nxjerrjen e ndihmës sociale të kujdesit për dikë tjetër dhe pensionit invalidor, njoftoi sot Gjykata Penale, transmeton Portalb.mk

“Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, të cilët dje vepruan sipas propozimit të Prokurorit Publik për të përcaktuar masa për sigurimin e pranisë dhe masa paraprake kundër 24 personave, nga të cilët 23 u sollën në gjykatë, ndërsa një person ende nuk është i disponueshëm për organet e zbatimit të ligjit, miratuan vendime për masat: 9 personave iu caktua paraburgim prej 30 ditësh, 5 personave iu caktua arrest shtëpiak, ndërsa 9 personave iu caktua masa paraprake, përkatësisht detyrimi që i pandehuri të paraqitet në gjykatë ose te personi i autorizuar zyrtar dhe sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të një të riu. Personat janë të dyshuar për shumë vepra penale, të ndërlidhura me aksionin e PTHP NKO për keqpërdorim të miratimit të kushteve për përfitim të ndihmës financiare për kujdes ndaj një personi tjetër dhe ndihmë të personave me pengesa dhe pamundësi për të jetuar në mënyrë të pavarur”, njoftoi Gjykata Penale.

Kujtojmë se dje u kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles, Tetovë dhe Gostivar, me ç’rast u ndaluan 23 persona. Prokurori publik urdhëroi hetim kundër 49 personave.

Për marrje ryshfeti për raste të tilla, Portalb.mk ka alarmuar që në vitin 2022, situatë që atëkohë nuk u mor fare parsyshë nga isntitucionet përkatëse. Në redaksinë e Portalb-it atëkohë u denoncua një rasti se persona të caktuar, në këmbim të ryshfetit, sigurojnë ndihmë sociale për personat me nevojë për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër në mënyrë të paligjshme, duke siguruar ndihmë në para edhe për persona që në të vërtetë nuk kanë sëmundje që bie në këtë kategori. Por, ministritë përkatëse, atëkohë pretendonin se nuk kishin asnjë informacion lidhur me këto akuza, që në periudha të caktuara, kanë qenë më prezente mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. MPPS-ja nuk mori mundimin të përgjigjej, pavarësisht insistimit tonë, duke u shmangur me faktin, se të tilla raste duhet denoncuar në MBP.