S’ka më viza për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që duan të udhëtojnë në Dubai

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi në rrjetet sociale se vizita e tij e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesë të Maqedonisë, vizat e nevojshme për udhëtim në këtë vend po hiqen, transmeton Portalb.mk. “Së shpejti, zbatimi konkret i vendimit për udhëtim pa viza do të ndikojë në një ekonomi […]

Prill 25, 2025 - 19:00
 0  5
S’ka më viza për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që duan të udhëtojnë në Dubai
Dubai, foto nga Yogendra Singh/Pexels

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi në rrjetet sociale se vizita e tij e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesë të Maqedonisë, vizat e nevojshme për udhëtim në këtë vend po hiqen, transmeton Portalb.mk.

“Së shpejti, zbatimi konkret i vendimit për udhëtim pa viza do të ndikojë në një ekonomi më të fortë, udhëtim të lirë dhe forcim të partneritetit të ndërsjellë. Ne po luftojmë në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar qytetarët tanë dhe për të sjellë ndryshime për të ardhmen tonë të përbashkët me çdo ditë që kalon. Urime”, shkroi Mickoski.