RMV, sistemi “Safe City” pritet të vendoset në funksion gjatë vitit të ardhshëm

Sistemi “Qyteti i sigurt” (Safe City) pritet që gjatë vitit 2025 të ketë një aplikim të plotë funksional, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ai shtoi se autoritetet e mëparshme e kanë bërë blerjen, por nuk kanë bërë plan strategjik se si do të vihet në funksion dhe nuk kanë bërë procedura ligjore, […]

Nëntor 14, 2024 - 18:00
 0  5
RMV, sistemi “Safe City” pritet të vendoset në funksion gjatë vitit të ardhshëm
Vetura, automjete, komunikacion, kaos, rruge, semafor, rremuje, shkup, analiza ekonomike, qytet

Sistemi “Qyteti i sigurt” (Safe City) pritet që gjatë vitit 2025 të ketë një aplikim të plotë funksional, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ai shtoi se autoritetet e mëparshme e kanë bërë blerjen, por nuk kanë bërë plan strategjik se si do të vihet në funksion dhe nuk kanë bërë procedura ligjore, ku saktësisht duhet të zbatohet, si do të dorëzohen gjobat, nëse gjykata do të jetë në gjendje t’i përgjigjet sfidës për të trajtuar dhjetëra mijëra raste në baza mujore, transmeton Portalb.mk.

Ne duhet ta zbatojmë këtë sistem, ta vendosim në bazë të shëndoshë. Nëse pyetem unë, më së miri është të vihet në funksion në janar të vitit 2025, por kjo është e pamundur, duke i pasur të gjitha këto hapa që duhet të ndërmerren dhe do të isha i kënaqur nëse e vëmë në përdorim përfundimtar gjatë vitit 2025″, tha Toshkovski.

Ai sqaroi se qytetarët do të kenë një periudhë kohore gjatë së cilës do të paralajmërohen nga kjo zgjidhje softuerike, e cila do të duhet të përpunojë të gjithë procedurën.

Ai theksoi se kjo do të thotë se do të ketë një periudhë tranzitore, kur qytetarët do të mund të shohin personalisht se sa herë kanë kryer një kundërvajtje në fushën e drejtimit të mjetit motorik.

“Kështu që shpresoj që në vitin 2025 të kemi një aplikim plotësisht funksional – të mbyllim plotësisht sistemin, jo vetëm që kamera të fotografojë një person të caktuar, por në fund të arrijmë arkëtimin i gjobave dhe të dihet një herë e mirë se nuk ka më “alo shef”, “alo ministër”, nuk kryerje të punëve jashtë sistemit dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë”, theksoi Toshkovski.

Sistemi do të regjistrojë shkeljet e trafikut si kalimi në semafor kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se limiti ligjor dhe parkimi i paligjshëm me qëllimin përfundimtar rritjen e kulturës së trafikut dhe uljen e aksidenteve në komunikacion me viktima në njerëz, numri i të cilave pritet të ulet në mënyrë drastike.

As shoferët që nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të makinës, nuk do të të kursehen.

Kamerat që do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion, udhëheqësia paraprake e MPB-së ka njoftuar do të jenë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe në autostrada, ndërsa në të ardhmen po mendohet për vendosjen e sistemit “Qyteti i sigurt” edhe në qytetet tjera të vendit dhe në autostrada.

Ndryshe, pajisjet e sistemit “Safe City” tashmë janë testuar që në mars të këtij viti. Rezultatet e testimit të pajisjeve dhe kamerave ishin pozitive.

Atëkohë MPB tha se afati kohor i zbatimit për përmirësimin në sistemin Safe City është informacion i klasifikuar.