RMV, sot filloi pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informoi se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025, transmeton Portalb.mk. Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa […]
Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informoi se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025, transmeton Portalb.mk.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 05 shkurt 2025.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
05.02.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL.
06.02.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.