Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme Pece Mirçevski
Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi fizik, ish-drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për veprat penale “Marrje e ryshfetit”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Përvetësim në shërbim” dhe “Punë nga pakujdesia në shërbim” dhe […]
Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi fizik, ish-drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për veprat penale “Marrje e ryshfetit”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Përvetësim në shërbim” dhe “Punë nga pakujdesia në shërbim” dhe ndaj një person fizik në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik nga Shkupi për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, transmeton Portalb.mk.
I denoncuari i parë, P.M në cilësinë e zyrtarit – drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej datës 09.06.2021 deri më 13.06.2024, me vetëdije dhe me dashje, ka kryer veprimet zyrtare që nuk i është lejuar t’i kryejë dhe ka nënshkruar pesë kontrata për prokurim publik me një person juridik nga Shkupi, në pronësi dhe i menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë G.P, ndërsa, me këtë rast, nuk ka raportuar për ekzistimin e konfliktit të interesit, nuk është përjashtuar nga të njëjtat procedura të prokurimit publik gjatë gjithë asaj periudhe, madje edhe pas përfundimit të detyrës së drejtorit, ka realizuar përfitim të drejtpërdrejtë material për veten dhe personin e tij të afërt nga personi juridik në pronësi dhe menaxhim të të denoncuarit t dytë G.P dhe me një veprim të tillë i pandehuri i parë ka kryer veprën e marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i akuzuari i dytë ka kryer veprën e dhënies së ryshfetit nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mënyrë shtesë, i denoncuari i parë P.M, me vetëdije dhe qëllim në gjithsej pesë dokumente zyrtare – deklarime për mungesë konflikti interesi në procedurat e sipërpërmendura të prokurimit publik, ka futur të dhëna të rreme dhe të pavërteta dhe me nënshkrimin e tij ka mundësuar që ato të përdoren si të vërteta dhe me këtë mënyrë të vepruarit i denoncuari i parë ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar.
I denoncuari i parë, në cilësinë e drejtorit të Shërbimit për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në periudhën nga data 01.01.2022 deri më 13.06.2024, në disa raste, duke paraqitur informacione të rreme se bëhej fjalë për udhëtime pune për nevoja dhe qëllime zyrtare, ka nënshkruara kërkesa për rezervime në akomdim në hotel, kërkesa për prenotimin e biletave të aeroplanit, vendime për udhëtimr pune jashtë vendit dhe urdhra për udhëtim pune jashtë vendit dhe me këtë ka bërë të mundur që personalisht dhe personat e tjerë të punësuar në Shërbim të përfitojnë përfitime pronësore në formën e akomodimit në hotel, biletave ajrore për udhëtime të kryera, marrjes me qira të makinave për nevoja dhe qëllime private, si dhe mëditje të paguara për udhëtime pune në shumën totale prej 1.792.859 denarë, për të cilën shumë e ka dëmtuar Buxhetin e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka kryer veprën penale “Përvetësim në shërbim” nga neni 354 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, i kallëzuari i parë, në cilësinë e drejtorit të Shërbimit për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe në cilësinë e menaxherit përgjegjës-accountable manager i Shërbimit të Aviacionit në Shërbimin e Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, ndonëse e dinte dhe ishte në dijeni, ndërsa që prej datës 27.10.2023, ka qenë në dijeni të faktit se një person i punësuar si pilot nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e detyrës ajrore dhe pilot, i ka mundësuar të njëjtit person në periudhën prej datës 27.10.2023 deri më 14.06.2024 t’i paguhet kompensim mujor në bazë të pagës nga Shërbimi për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta në cilësinë e kapiten-pilotit të avionit, me ç’mënyrë i denoncuari i parë i ka mundësuar personit përfitim pasuror në shumën totale prej 3.444.615 denarë në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë mënyrë të veprimit i pandehuri i parë ka kryer veprën penale “Punë nga pakujdesia në shërbim”.
Sot prarprakisht Prokuroria Themelore Publike – Shkup njoftoi se, së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, kanë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup për sigurimin e provave në rastet e marrjes dhe dhënies së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, njofton Prokuroria,
“Prokuroria Themelore Publike – Shkup, së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, janë duke ndërmarrë veprime për sigurimin e provave në rastin e veprave penale të marrjes së ryshfetit, dhënies së ryshfetit, përvetësimit në shërbim dhe veprimit nga pakujdesia. Në lokacionet në Shkup janë duke u bërë bastisje, për të cilat është siguruar urdhër i gjyqtarit të procedurës paraprake dhe po ndërmerren veprime të tjera”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Një pjesë e mediave bënë të ditur se policia financiare ka arrestuar ish-drejtorin e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët (ShÇPP), Pece Mirçevski, ndërsa shtëpia e tij është bastisur në lidhje me rastet e keqpërdorimeve në ShÇPP në sektorin e prokurimit publik dhe keqpërdorime të tjera.
Mirçeski e ka mbajtur këtë post të lartë në SHQÇPP që nga fillimi i qeverisjes së mëparshme të ish-kryeministrit Zoran Zaev, nga qershori i vitit 2017, kur zëvendësoi paraardhësin e tij Vase Donevski.
Mirçeski ka mbajtur pozitë të rëndësishme partiake edhe në radhët e LSDM-së.