RMV, tre persona të arrestuar për kontrabandë emigrantësh nga Maroku, Tunizia, India dhe Siria
Dje në dy raste të ndara policët nga Kumanova dhe Dellçeva kanë zbuluar raste të kontrabandimit me migrantë dhe janë arrestuar tre persona për veprën penale “kontrabandim me migrantë”, transmeton Portalb.mk. Dje në Dellçevë, para personit juridik në bulevardin “Maqedonia”, zyrtarët policorë kanë ndaluar L.P.(22) dhe K.Gj (23), të dy nga Dellçeva, të cilët transportonin […]
Dje në dy raste të ndara policët nga Kumanova dhe Dellçeva kanë zbuluar raste të kontrabandimit me migrantë dhe janë arrestuar tre persona për veprën penale “kontrabandim me migrantë”, transmeton Portalb.mk.
Dje në Dellçevë, para personit juridik në bulevardin “Maqedonia”, zyrtarët policorë kanë ndaluar L.P.(22) dhe K.Gj (23), të dy nga Dellçeva, të cilët transportonin gjashtë emigrantë me dy automjete (tre nga Maroku dhe tre nga Tunizia). Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kompetent nga Shkupi.
Në rastin e dytë, në ora 12:30, në një pompë benzine në Kumanovë, një kamion “Daf” me targa të Serbisë, i drejtuar nga N.F (43) nga Republika e Serbisë nga India dhe nga një nga Sierra Leone dhe Siria.
“Prokurori ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe sipas udhëzimeve të prokurorisë kompetente po punohet për zbardhjen e këtij rasti”, njoftoi MPB.