Një këmbësor është lënduar rëndë në një aksident trafiku në Ohër

Një 43-vjeçar nga Struga ka pësuar lëndime të rënda mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në një udhëkryq në Ohër, transmeton Portalb.mk. Gruaja është përplasur nga një veturë me targa të Ohrit që drejtohej nga një banor i fshatit Leshan. Tashmë ajo është shtruar në Spitalin Special “Shën Erasmus” në Ohër. “Më datë […]

tetor 19, 2024 - 20:01
 0  6
Një këmbësor është lënduar rëndë në një aksident trafiku në Ohër
Policia, sulm, aksident

Një 43-vjeçar nga Struga ka pësuar lëndime të rënda mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në një udhëkryq në Ohër, transmeton Portalb.mk.

Gruaja është përplasur nga një veturë me targa të Ohrit që drejtohej nga një banor i fshatit Leshan. Tashmë ajo është shtruar në Spitalin Special “Shën Erasmus” në Ohër.

“Më datë 18.10.2024, në ora 20:55, në SPB Ohër është raportuar se në udhëkryqin nga Blv. “Turistika” me rr. ‘Dejan Vojvoda’ në Ohër, automjeti për pasagjerë i markës ‘Volkswagen Tuareg’ me targa të Ohrit, i drejtuar nga Z.S. (43) nga fshati Leshan, komuna e Debarcës, ka goditur këmbësorin K.S. (43) nga Struga. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë K.S. konstatuar në Spitalin Special ‘Shën Erasmus në Ohër. Është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Ohër”, thonë nga MPB.