Rrëfimi i Drilonit, problemet me shëndetin dhe vuajtjet që përjetoi
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë. Ai e ka nisur tregimin e tij, nga kur ishte fëmijë, e si e ka bërë sporti një person më ndryshe. “Si fëmijë kam qenë i lazdruar, dhe vazhdojë të jem. Çka jam bërë njeri më i […]
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë.
Ai e ka nisur tregimin e tij, nga kur ishte fëmijë, e si e ka bërë sporti një person më ndryshe.
“Si fëmijë kam qenë i lazdruar, dhe vazhdojë të jem. Çka jam bërë njeri më i ftohët është sporti, ka luajtur fillimisht futboll”, u shpreh Driloni.
Ai më tej tregoi sukseset që ka pasur në sportin e kickboksit, duke u shpallur kampion bote në grupmoshat e reja.
Driloni vazhdoi të tregojë për qëllimin që ka në sportin e boksit.
“Boksi të gërditet shpejt, është me dhimbje, me gjak, është profesion që e kam nisur dhe nuk e lë. Qëllimi im në boks është të bëhem kampion i botës”, shtoi ai.
Ai gjithashtu shtoi se çka ka bërë babai i tij për të nuk beson që mundet ta bëjë për fëmijët e tij.
“Për herë të fundit kam qarë kur më kanë vdekur dy gjyshëritë prej anës së babait dhe pastaj të nënës. Kanë vdekur prej Covid-19”, tregoi Driloni.