Rreziku nga përdorimi i mjeteve piroteknike i madh
Me ngjyra të bukura por të rrezikshme. Sidomos për fëmijët dhe personat të cilët nuk janë të informuar se si duhet të përdoren. Pushkaliqet, fishekzjarrët dhe mjetet e tjera piroteknike kanë lënë gjurmë dhe pasoja në shëndetin e njerëzve sidomos në kohen e festave të fund vitit kur edhe përdorën më së shumti. “Kjo i […]
Me ngjyra të bukura por të rrezikshme. Sidomos për fëmijët dhe personat të cilët nuk janë të informuar se si duhet të përdoren. Pushkaliqet, fishekzjarrët dhe mjetet e tjera piroteknike kanë lënë gjurmë dhe pasoja në shëndetin e njerëzve sidomos në kohen e festave të fund vitit kur edhe përdorën më së shumti.
“Kjo i ka tetë gjuajtje dhe kjo kushton diku 600 denarë tek ne në mënyrë legale. Edhe nuk ua shitni fëmijëve?. Jo, jo, nuk ka shanse aq sa ia shes fëmijës tim do ua shitsha tjerëve”, tha Nehat Toçi – pronar biznesi.
Në vendin tonë ekzistojnë dy mënyra të shitjes, ajo ilegale e cila nuk njeh rregullat dhe ndodh që tu shiten edhe adoleshentëve, të pa informuarve dhe më pas lindin edhe pasojat e pa kthyeshme por ekziston edhe mënyrë e blerjes legale me letërnjoftim dhe me informata si të përdorën.
Në çdo ambalazhe të këtyre shkruan udhëzimi në gjuhën angleze, maqedonase dhe gjuhën shqipe. Përmbajtja se si duhet të ndizen. Kemi kategorinë F1 për dasma. F2 mund të përdorën nga personat mbi 16 vjeç dhe kategoria tre që duhet të shkojmë ne në vend dhe t’i ndezim. Kemi personelin tonë që shkojnë. Pra nuk lejohet të përdorët nga personat që e blejnë. Po kjo nuk lejohet sepse është kategoria e tretë. Të regjistrojmë dhe e lajmërojmë në polici se në sa koha dhe ku do të ndizen. Policia duhet të jetë e informuar”, tha Nehat Toçi – pronar biznesi.
Mënyra e shitjes ilegale e mjeteve piroteknike e që dënohet edhe nga shteti dëmton edhe bizneset të cilat paguajnë tatime dhe shesin në mënyre të ligjshme.
“Cila do të ishte ndihma e shtetit ndaj dyqaneve që shesin legalisht? Ti ndalojnë ata që shesin në mënyrë ilegale. Dëm nuk na bëjnë ne por i bëjnë dëm popullit. Shkojnë marrin edhe fëmijët dhe mund të ndodhe diçka, e mendoj sikur të ishte fëmija im dhe t’i ndodhë diçka. Pra nuk është mirë. Ndërsa ne fëmijëve nuk u shesim pa prindër”, shtoi Nehat Toçi – pronar biznesi.
Përdorimi, shitja dhe prodhimi i mjeteve piroteknike në vendin tonë është e ndaluar edhe me ligj. Gjobat për përdoruesit shkojnë deri në 500 euro ndërsa për shitësit ilegalë parashihet edhe dënim me burg nga tre deri në dhjetë vite burg.