Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

Numri i turistëve në mars të vitit 2025 është 70.902, prej të cilëve 22.0 % janë turistë vendor dhe 78.0 % turistë të huaj, informon Enti Shtetëror për Statistika. Numri i turistëve në mars të vitit 2025 është 70.902, prej të cilëve 22.0 % janë turistë vendor dhe 78.0% turistë të huaj. Numri i bujtjeve […]

maj 12, 2025 - 16:00
 0  4
Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

Numri i turistëve në mars të vitit 2025 është 70.902, prej të cilëve 22.0 % janë turistë vendor dhe 78.0 % turistë të huaj, informon Enti Shtetëror për Statistika.

Numri i turistëve në mars të vitit 2025 është 70.902, prej të cilëve 22.0 % janë turistë vendor dhe 78.0% turistë të huaj.

Numri i bujtjeve në mars të vitit 2025 është 132 015, prej të cilëve 28.0% janë turistë vendor dhe 72.0% janë turistë të huaj.

Në periudhën janar – mars 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 10.6%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 9.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 21.9%.

Në periudhën janar – mars 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 9.1%, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 7.8%, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 21.7%.