Taravari sonte mbledh partinë në Tetovë, pritet të vendoset nëse ASH del nga Qeveria

Arben Taravari sonte në Tetovë me drejtuesit e partisë së tij ku pritet të vendoset nëse ASH-ja del nga Qeveria. Mbledhja është caktuar të mbahet në 19:00 në selinë qendrore të partisë. Taravari ditë më parë në një deklaratë për gazetën LAJM, tha se më mirë është që partia e tij të kalojë në opozitë […]

maj 12, 2025 - 16:00
 0  3
Taravari sonte mbledh partinë në Tetovë, pritet të vendoset nëse ASH del nga Qeveria

Arben Taravari sonte në Tetovë me drejtuesit e partisë së tij ku pritet të vendoset nëse ASH-ja del nga Qeveria. Mbledhja është caktuar të mbahet në 19:00 në selinë qendrore të partisë.

Taravari ditë më parë në një deklaratë për gazetën LAJM, tha se më mirë është që partia e tij të kalojë në opozitë për shkak të raporteve të rrënuara mes partnerëve brenda Qeverisë.

“Nuk kemi një qëndrim definitive, por besimi mes nesh aty në koalicionin qeverisës është në situatë të mjerueshme, duhet të takohem edhe me kryeministrin edhe njëherë se është korrekte të takohemi edhe një herë dhe besoj se Aleanca për Shqiptarët më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garë sa më të mirë, sa më të suksesshme, të organizohet nëpër shtabe, nëpër degët dhe të tentojë të fitojë sa më shumë komuna. Por, vendimin definitiv duhet ta sjelle kryesia e partisë”, tha Taravari për gazetën LAJM.