Rritja e pagave në arsim, Janevska: S’ka mjete buxhetore, rritja e pagave më 2025
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, gjatë një press-konference të mbajtur në të njëjtën kohë kur nisi edhe protesta e LSDM-së, përsëriti qëndrimin se për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, rritje të pagave në arsim do të ketë në vitin e ardhshëm. VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT Në vitin 2025 parashihet rritje e pagave […] The post Rritja e pagave në arsim, Janevska: S’ka mjete buxhetore, rritja e pagave më 2025 appeared first on InfoShqip.com.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, gjatë një press-konference të mbajtur në të njëjtën kohë kur nisi edhe protesta e LSDM-së, përsëriti qëndrimin se për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, rritje të pagave në arsim do të ketë në vitin e ardhshëm.
VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT
Në vitin 2025 parashihet rritje e pagave të mësimdhënësve. Këtë vit nuk ka mundësi të intervenohet për shkak të vrimës së madhe të trashëguar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës prej 5 miliardë denarë. “Është plotësisht e kuptueshme që mësuesit kanë të drejtë, ata kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre dhe unë qëndroj në anën e tyre. Bëj apel që të durojmë një periudhë të shkurtër dhe së bashku ta kalojmë krizën që është rezultat i keqmenaxhimit të keq dhe pakujdesshëm të parave nga lidershipi i mëparshëm”, theksoi Javena.
Ajo protestën e organizuar nga LSDM-ja dhe mësimdhënësit e vlerësoi si të manipuluar.
VESNA JANEVSKA
Mendoj se protesta është e manipuluar edhe për mësuesit edhe për publikun. Në këtë moment, ajo që është e sigurt se mund të bëhet, është përfshirja e 0.5 përqind për të gjithë mësuesit nga shtatori.
Nesër, më 2 shtator, nis viti I ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Në vitin shkollor 2024 – 2025, do të ketë rreth 245.000 nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm, shifër kjo që në 7 vitet e fundit është ulur për rreth 17.000 nxënës.
Ministria e Arsimit ka premtuar që për këtë vit shkollor, nxënësit do të kenë libra për të gjitha lëndët, përvec gjuhëve të huaja.
Këtë vit shkollot nuk do të ketë pushim të pranverës – paralamëroi Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Sipas saj, pushimi ditëror do të jetë nga 31 dhjetori deri më 19 janar, kurse ai I verës nga 11 qershori deri më 31 gusht. /tvklan.mk
The post Rritja e pagave në arsim, Janevska: S’ka mjete buxhetore, rritja e pagave më 2025 appeared first on InfoShqip.com.