“Rrjetet sociale janë faktor kyç në përhapjen e dezinformatave”
Gazetarja Saranda Selimi në Click Pkus në TV21 tha se edhe qytetarët në disa raste janë në rolin e gazetarit dhe janë pikërisht personat nga vjen edhe informacioni. Kjo sipas The post “Rrjetet sociale janë faktor kyç në përhapjen e dezinformatave” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gazetarja Saranda Selimi në Click Pkus në TV21 tha se edhe qytetarët në disa raste janë në rolin e gazetarit dhe janë pikërisht personat nga vjen edhe informacioni.
Kjo sipas Selimit është mundësuar edhe nga rrjetet sociale ku ajo i konsideroi edhe “portale në vete”, që siç tha lajmet vijnë shumë shpejtë por shtoi se, është edhe formë e përhapjes së dezinformatave.
E ftuar në Click Plus, Nora Kaliqi nga Këshilli Etik i Mediave tha se ekzistojnë lajmet e rreme pasi mediat bien pre e kohës dhe mosverifikimit të informacionit e për këtë shoti se, prioritet duhet të jetë saktësia e lajmit dhe jo sa shpejtë publikohet, shkruan TV21. Kaliqi shtoi se, më së shumti shkelet neni 1 i kodit të gazetarëve i cili lidhet me mosverifikim të fakteve ose numër i vogël i burimeve të informacioneve.
Tutje, Kaliqi tha se opinioni publik manipulohet me frikë e sidomos në kohë krizash.
“Deri te informacionet e pasakta vijmë për shkak të mungesës së transparencës”, kështu tha në Click Plus Elida Zylbehari nga “Metamorfozis” dhe shtoi se probleme të shumta vijnë edhe nga copy-paste, paditura por dezinformimi me qëllim, shkruan TV21.
Zylbehari tha se është e drejtë e qytetarëve që të informohen saktë dhe për këtë, theksoi se duhet të ketë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet që për këta të fundit tha se, japin informacione të dobëta ose gjysmake. Gazeta Flaka
Lexo edhe: Ekspertët: Mungesa e transparencës dhe “copy-paste” po ushqejnë dezinformimin
The post “Rrjetet sociale janë faktor kyç në përhapjen e dezinformatave” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .