Rrogat në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje afër 10 përqind

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 9.6 përqind në shkurt, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2025, është 43 053 denarë. Në shkurt të vitit 2025, krahasuar me shkurtin e vitit 2024, paga mesatare mujore neto […]

Prill 23, 2025 - 02:00
 0  4
Rrogat në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje afër 10 përqind
Denarë, foto nga Meta.mk

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 9.6 përqind në shkurt, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2025, është 43 053 denarë. Në shkurt të vitit 2025, krahasuar me shkurtin e vitit 2024, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 9.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me shkurtin e kaluar, kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes në veprimtari të patundshmërisë (16.6 %), industrinë përpunuese (11.5 %) dhe arsim (11.4 %), ndërsa në krahasim me muajin paraprak kemi rritje më të madhe të sektori për informim dhe komunikim (4 %).

Në Maqedoninë e Veriut, rroga mesatare bruto gjatë muajit shkurt arriti në 64 634 denarë.

Në marshin e fundit protestues, anëtarët e organeve më të larta në LSM-së kërkuan para Qeverisë tërheqjen e vendimit për rritjen e pagës minimale për 1.800 denarë dhe uljen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në nivelin e pagës minimale. Nga LSM gjithashtu kërkuan të ndalojnë sulmet ndaj sindikatave.

Ata i kanë dërguar propozim kryeministrit Hristijan Mickoski që bashkërisht të miratohet paga minimale prej 500 euro, si dhe të rriten pagat e tjera për 100 euro. Nëse nuk rritet paga minimale, kryesia e LSM-së shpall grevë të përgjithshme dhe nëse nuk rriten pagat e punëtorëve, shpallin protestë. Për 1 maj pritet të ketë protesta.