Rutte: Për NATO-n është i rëndësishëm stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për gati tre dekada. Në një konferencë për media, ai ka thënë se  angazhimi i NATO-së ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur. “Ne mbështesim fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tuaj

dhjetor 18, 2024 - 13:00
 0  6
Rutte: Për NATO-n është i rëndësishëm stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor
rutte:-per-nato-n-eshte-i-rendesishem-stabiliteti-dhe-paqja-ne-ballkanin-perendimor

rutte:-per-nato-n-eshte-i-rendesishem-stabiliteti-dhe-paqja-ne-ballkanin-perendimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për gati tre dekada.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se  angazhimi i NATO-së ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur.

“Ne mbështesim fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tuaj, një Bosnje dhe Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe një Ballkan Perëndimor paqësor janë në interesin tonë strategjik”, ka thënë Rutte.

Ai sot është takuar me Zheljka Cvijanoviq, kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës.