Sadiku i LDK-së publikon pagën që mori nga Kuvendi: Për besë, keq

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë publike pagën që i është deponuar në llogarinë e tij bankare në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Sadiku ka treguar se bëhet fjalë për pagën e katërt që ka ma...

shtator 3, 2026 - 19:00
Sadiku i LDK-së publikon pagën që mori nga Kuvendi: Për besë, keq

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë publike pagën që i është deponuar në llogarinë e tij bankare në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sadiku ka treguar se bëhet fjalë për pagën e katërt që ka marrë nga Kuvendi, ndërsa ka theksuar se nuk ka përfituar nga pagat kalimtare.

“Sa për info: deputetët që jemi betuar në Kuvend i kemi marrë rrogat. Për mua, kjo është rroga e katërt që e marr nga Kuvendi. Rrogat kalimtare nuk i kam marrë”, ka shkruar Sadiku.

Deputeti i LDK-së, krahas publikimit të pagës së deponuar në llogarinë e tij, e ka shoqëruar postimin edhe me shprehjen: “Për besë, keq”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.