Sali Berisha për arrestimin e Ilir Metës: Rrëmbyen, tërhoqën zvarrë dhe goditën ish-presidentin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvillaur pasditen e sotme mbledhjen e kryesisë. Në fjalën e tij para anëtarëve të kryesisë, Berisha u ndal te arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha u shpreh se arrestimin e Ilir Metës si një “akt terrorist të kryer nga narkoregjimi i Ramës”. Ndër të […]

tetor 21, 2024 - 19:00
 0  8
Sali Berisha për arrestimin e Ilir Metës: Rrëmbyen, tërhoqën zvarrë dhe goditën ish-presidentin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvillaur pasditen e sotme mbledhjen e kryesisë. Në fjalën e tij para anëtarëve të kryesisë, Berisha u ndal te arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha u shpreh se arrestimin e Ilir Metës si një “akt terrorist të kryer nga narkoregjimi i Ramës”.

Ndër të tjera, kryedemokrati theksoi se ndaj se Meta u tërhoq zvarrë nga bandat me uniformën e Ramës.

Pjesë nga fjala e Sali Berisha:

Kjo mbledhje kryesie, e thirrur ditë më parë, mblidhet sot në një ditë në të cilën regjimi i Edi Ramës, rrëmbeu dhe tërhoqi zvarre e goditi, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe, Ilir Meta. E gjitha kjo si një person në hetim.

Edi Rama në këtë akt prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat, që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës, firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik.

Të nxjerrësh një bandë me uniform, të rrëmbejnë, zvarrisin e godasin njërin nga personalitet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi, për një orientim europian të partisë së krimit. Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, dha kontribut në përballimin e krizës. Qëndroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të kushtetutës dhe pluralizmit.

Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Ilir Metën dhe partinë e tij që themeloi. Ai ka përdorur standardeve më të ulëta morale të individit. Ka përdorur makinacionet me bandat vrastare. Ai përdori mercenarët e SPAK-it me qëllimit e vetëm të zhdukë partinë e Lirisë.

Sot u them të gjithë atyre që kanë votuar Ilir Metën nga 92 deri më sot, se kjo që ndodhi sot me Ilir Metën, ndodhi vetëm për shkak të besimit të tyre ndaj tij, ndaj qëndrimeve të tij dhe urrejtës së papërmbajtur të një njeriu të standardeve më të ulëta moralë, njerëzore, në politikën shqiptare, Edi Ramës.

Kjo që ndodhi sot ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vetë Edi Rama dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë ose një tjetër, zbulimin se nr i dytë në listën e Durrësit, Ergys Cybrja, i vendosur fill pas të parit në gjini, ishte një kriminel i sponsorizuar në njëra nga dy shtëpitë mafioze të Shqipërisë, Avdylajt.

Ishte një kriminel që fshihte, mbronte një xhelat e kasap të vërtetë që ndau në pjesë trupin e Jan Prengës të rrëmbyer nga banda e Cyrbjes dhe Edi Ramës.