Arrestimi i Metës, Berisha njofton datën e protestës së radhës: Do të paralizojmë vendin!
Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi datën se kur do të organizohet protesta e radhës e opozitës. Ndër të tjera, kreu demokrat u shpreh se Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm me çdo çmim. “Rama na shpalli luftë dhe ne do i përgjigjemi, kjo […]
Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi datën se kur do të organizohet protesta e radhës e opozitës.
Ndër të tjera, kreu demokrat u shpreh se Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm me çdo çmim.
“Rama na shpalli luftë dhe ne do i përgjigjemi, kjo betejë kërkon udhëheqje nga ana juaj të demokratëve dhe mbështetësve tanë në një mosbindje civile për të shpëtuar këtë vend. Para syve tanë, para kamerave, publikut shqiptar dhe botës, ndodhin akte të cilat edhe në diktaturë nuk ishin kaq publike, qëllimi i tyre është të frikësojnë qytetarët. Ne duhet të dalim vet në krye, të paguajmë çdo çmim, jemi të gatshëm për çdo çmim, Ti japim përgjigjen e merituar këtij regjimi.
Të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, prova ishte e shkëlqyer. Fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj. Opozita duhet të bëjë atë që se ka bërë gjer sot, të udhëheqë me guxim e vendosmëri qytetarët në këtë përballje me pushtetarët dhe bandat”, tha Berisha.
Më tej, Berisha tha se drejtuesit në qarqe të PD-së do të organizojnë paralizimin e plotë të këtij regjimi në datë 29.
“Më datë 29 drejtuesit në qarqe do të organizojnë paralizën e plotë të këtij regjimi. Pas datës 29, data tjetër do të jetë shumë e afërt”, tha Berisha.