Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi urdhëroi mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18 shtator, ora 10:00, për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e programit politik […]

shtator 18, 2025 - 10:00
 0
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi urdhëroi mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18 shtator, ora 10:00, për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

Përmes këtij urdhri ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Konferenca e Kryetarëve ra dakord që të zbatohet rregullorja dhe çdo deputet të flasë 10 minuta në seancën e sotme plenare. Gjatë kësaj seance maratonë, Kryeministri Rama pritet të prezantojë edhe programin qeverisës të mandatit të katërt.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Në programin “Rama 4” që do prezantohet këtë të enjte në Kuvend, rikonfirmohet ambicia e qeverisë për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, duke hapur dhe mbyllur të gjithë kapitujt e acquis. Dhe në përmbushje të këtij angazhimi kërkohet konsolidimi I reformës në drejtësi pasi anëtarësimi në BE kërkon një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, efikas dhe të aksesueshëm për çdo qytetar. 

Qëllimi i qeverisë është kalimi drejt një administrate “pa letër” që do të reduktonte ndjeshëm edhe korrupsionin edhe pse hapi I parë për digjitalizimi është hedhur. “Diella” ministrja e parë virtuale do të administrojë prokurimet publike. Por kjo nuk është puna e vetme. “Diella” do të jetë asistentja personale e cdo qytetari dhe biznesi, duke udhëhequr hap pas hapi në marrjen e shërbimeve elektronike dhe në plotësimin e aplikimeve në e-Albania.

Një vëmendje të posaçme merr edhe mbrojtja. Në katër vitet e ardhshme, qeveria synon të zhvillojë industrinë ushtarake “Made in Albania” për prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, por edhe mjeteve te emergjencave civile dhe atyre pa pilot. Ndërsa I përket politikës së jashtme, prioritet mbetet organizimi I samitit të NATO-s në 2027, I cili do ta kthejë Shqipërinë në kryeqendrën e botës. Ndërsa prioritet qeveria ka edhe thellimin e partneriteteve strategjike me SHBA-ve dhe vendet anëtare të BE-së për mbështetje në procesin e integrimit dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë për bashkëpunime në fushën e sigurisë, teknologjisë, bujqësisë dhe energjisë.